27 de julho de 2012

ALBÂNIA ME DESCOBRE


         Nei Duclaόs
             1948
Nei Carvalho Duclós (Uruguajana, 29 tetor 1948)
Gazetar, poet, shkrimtar brazilian. Është diplomuar
në histori në USP. Është katólik. Ka botuar katër libra
me poezi si dhe ka shkruar e botuar një numër të madh tekstesh në shtypin brazilian.


Atdheu i humbur

Të braktis ty, Brazil                              
Bregdetet e tua të pista më ndoqën tutje
Karpentierët e tu më përgojuan
Revolucionarët e tu më denoncuan
Të pasurit e tu të shërbyen mbi një pjatë
Të argjendtë

Të braktis ty, Brazil                                         
Jo për një komb tjetër
Jam i mërzitur nga kombet, pas teje
Jo për një trajtim tjetër
Nuk besoj më në asnjë qytetari

Të braktis ty, Brazil
Ndonëse  e di  që unë do jem përherë yti
Sepse më damkose me zjarr në brinj            
Sepse skicove gjestin tim të papastër
Sepse e bëre krevatin tim të hidhur

Të braktis ty, Brazil
U lodha nga sovraniteti yt fodull prej                        
Skllevërish të maskuar si zotërinj
Të rri gatitu në kufi
Nga forca e kotë e krahut tënd

Të braktis ty, Brazil
Vend i hapur për çdo dhune
Mbyllur për çdo kompetencë
Larg nga përmasat e veta të mëdha
Si një avion që ka ngecur në baltë

Të braktis ty, Brazil
Nuk ka fanar për honet
Nuk ka britmë që të sjellë ndihmë
Nuk kadhimbje që të njohë kufi
Nuk ka hije që dorëzohet

Të braktis ty, Brazil
Ndonëse unë s’do doja të kthehesha kurrë
Jam i tepërt në çdo rrethanë
Trokas në dyer  përherë të mbyllura
Jam lodhur së thirruri në zbrazëti

Të braktis ty, Brazil
Kam vendosur të çlirohem nga djepi yt
Jam një i ezilant pa pasaportë
I ngatërruar prapa barrierave eterne
Jam nxjerrë jashtë nga fati yt 

Të braktis ty, Brazil
Mbase pa mua diçka do të ndodhë
Fitorja më në fund  do ta tregojë fytyrën e vet
Trupi i humbur në luftë
Do të shpërblehet në thellësi

Atëherë ti do të jesh një tjetër Brazil,
Sepse i lirë nga prania ime ti
Do mund të vjelësh frutat e tua
Dhe do mbjellësh në paqe të ardhmen tënde
I mërzitur nga fama që më përjashtoi

Të gjithë do të kthehen tek ti, Brazil
Përveç  meje dhe fjalëve të mia
Përveç poezisë dhe  barrës së saj
Përveç dëshirës që më shtrëngon
Çdo herë që ty të shkelin, Brazil.

Kritika Letërsi

Prozë e Poezi
Faslli Haliti: Cikël me poezi nga tre poetë

Përktheu Faslli Haliti


Nei Carvalho Duclós (Uruguajana, 29 tetor 1948)
Gazetar, poet, shkrimtar brazilian. Është diplomuar në histori në USP. Ka botuar katër libra me poezi si dhe ka shkruar e botuar një numër të madh tekstesh në shtypin brazilian.

Atdheu i humbur
(Nei Duclaόs)

Atdheu i humbur
Nga NEI DUKLAOS
Nei Carvalho Duclós (Uruguajana, 29
tetor 1948) Gazetar, poet, shkrimtar brazilian.
Është diplomuar në histori në USP. Është
katólik. Ka botuar katër libra me poezi si dhe
ka shkruar e botuar një numër të madh tekstesh
në shtypin brazilian.